Klubi ynë është epiqendra e aventurave dy-rrotëshe në zemër të Gjilanit. I themeluar si grup në vitin 2018 synimi ynë kryesorë është eksplorimi i natyrës dhe përjetimi aventurave në natyrën mahnitëse të vendit tonë. Ku terrenet e thyera malore bashkohen me sportin e ciklizmit duke u shëndrruar në një botë të mbushur me adrenalinë
Eksplorimi i peisazheve natyrore të shumta të vendit tonë, gjetja e shtigjeve te reja si dhe ndertimi tyre. Duke mos u ndal aty per te arritur tek caku, organizmi i garave në diciplinat e ciklizmit malor, sic janë: Downhill, Crosscountry, Enduro etj. Si dhe keshtu ta prezantojmë vendin tonë me një kulturë sportive.
Shtrihet përtej ecjes me bicikletë; synojmë të krijojmë një ndikim pozitiv në komunitetin tonë duke organizuar ngjarje, nisma dhe projekte që sjellin benefite për vendin dhe qytetarët.
Klubi ynë përvec organizimeve të eventeve dhe garave, është i përshkushtuar për bërë të mundur ofrimin e kushteve për përhapjen e sportit të ciklizmit në vendin tonë.
Ndërtimi i pumptrack-ut në qytetin tonë është në plan të realizohet gjat vitit 2024. Ky projekt parashihet të ndërtohet në bashkpunim me Komunën e Gjilanit. Dhe do të jet një risi e mirë dhe atraktive për të rinjtë dhe entuziastët e këtij sporti.
Mëso më shumëPërkushtimi ynë për sportin e ciklizmit malorë është shkak në përpjekjen tonë për të gjetur dhe ndërtuar shtigje që ofrojnë sfida dhe adrenalinë për ciklistët. Deri tani kemi gjetur dhe ndërtuar disa shtigje por interesi ynë është që të vazhdojmë "gjujetinë" tonë të shtigjeve