pumptrack

Ndertimi i Pumptrack-ut për të rinjtë dhe të rejat në qytetin tonë

Mountain Biking 06, si organizatë joqeveritare, kemi për qëllim promovimin e ciklizmit në Gjilan dhe Kosovë. Si një komunitet entuziastësh të natyrës dhe sportit, ne synojmë të sjellim më afër rininë me natyrën përmes ciklizmit duke krijuar infrastrukturë për aktivitete të shëndetshme dhe argëtuese.

Në këtë kontekst, ne jemi në përgaditje e sipër për ndërtimin e një pump track për rininë në Lagjen Dardania, afër Parkut Dardania, në një zonë që është duke u zhvilluar pranë Shtëpisë së Kulturës. Ky projekt do të shërbejë si një hapësirë rekreative për rininë qytetit, duke ofruar një ambient të sigurt dhe të kontrolluar për të praktikuar aftësitë e tyre në çiklizëm.

Objektivat e projektit

  • Zhvillimi i Infrastrukturës Sportive: Zhvillimi i Infrastrukturës Sportive: Projekti do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës sportive në Gjilan, duke shtuar një hapësirë rekreative për të rinjtë e qytetit.
  • Promovimi i shëndetit publik: Duke inkurajuar aktivitetet fizike dhe argëtimin në natyrë, ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të të rinjëve dhe të rejave në komunitet.
  • Rritja e ndërgjegjësimit për ciklizmin: Projekti do të rrisë interesin dhe pjesëmarrjen në sportin e ciklizmit, duke krijuar mundësi për të ardhmen e këtij sporti në qytetin tonë.

Mountain Biking 06 është i përkushtuar për të realizuar këtë projekt duke besuar në mbështetjen e Komunës së Gjilanit, ne synojmë të krijojmë një ambient ku rina mund të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive dhe të shijojnë këtë Pump track në mënyrë të sigurt dhe të organizuar

pmtrckpmtrck